News

Emoji që është përdorur më së shumti në vitin 2021

Posted by Tech Kosova on

Emoji që është përdorur më së shumti në vitin 2021

Konsorciumi Unicode ka publikuar edhe këtë vit listën e figurave më të përdoruara për vitin 2021. Figurat apo edhe siç njihen ndryshe si emojis, përdoren shumë gjatë bisedave në rrjetet sociale dhe mund të themi se këto figura shpesh herë na nxjerrin nga disa situata të sikletshme. Lexo Edhe: Emoji që tregon lot gëzimi  😂  përbën mbi pesë për qind të të gjithë përdorimit të emoji-ve, dhe i vetmi emoji tjetër që i afrohet të parit është emoji i zemrës, (❤️). Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, figura të tjera më të mira për vitin 2021 janë emojit si ‘njëri...

Read more →

Teknologjia e parë në botë, ari do të nxirret nga telefonat e vjetër

Posted by Tech Kosova on

Teknologjia e parë në botë, ari do të nxirret nga telefonat e vjetër

Ari dhe metalet e çmuara do të nxirren nga telefonat dhe laptopët e vjetër. “Mint Royal” planifikon të prezantojë një teknologji të parë botërore në Mbretërinë e Bashkuar për të nxjerrë arin nga mbeturinat elektronike. Më pak se 1/5 e mbetjeve elektronike përfundon duke u ricikluar, tregojnë vlerësimet, transmeton rtv21.tv. Shefja ekzekutive, Anne Jessopp tha se teknologjia do të ndihmonte për të “bërë një ndikim të vërtetë në një nga sfidat më të mëdha mjedisore në botë”. “Mint Royal” ka nënshkruar një marrëveshje me startupin kanadez “Excir” për të rimarrë 99% dhe më shumë ar nga bordet e qarkut të...

Read more →

Përdoruesit e WhatsApp duhet të pranojnë ndryshimet ose do të bllokohen

Posted by Tech Kosova on

Përdoruesit e WhatsApp duhet të pranojnë ndryshimet ose do të bllokohen

Përdoruesit e aplikacionit të mesazheve WhatsApp kanë afat deri javën e ardhshme për të pranuar kushtet e reja ose do të bllokohen nga ky rrjet social dhe nuk do të kenë mundësi ta përdorin. Sipas WhatsApp, që është në pronësi të kompanisë Facebook, afati është deri më datë 15 Maj. Përdoruesit do të duhet të pranojnë rregullat e reja të privatësisë. Nëse nuk i pranojnë, atëherë do të bllokohen. Ky afat ishte shtyrë me disa muaj nga kompania për shkak të diskutimeve dhe pakënaqësisë që ka ndaj këtyre rregullave. Shumë përdorues të WhatsApp i konsiderojnë të papranueshme rregullat e reja...

Read more →

A e lini celularin tuaj në karikues gjatë natës? Ja pse nuk duhet ta bëni më këtë

Posted by Tech Kosova on

A e lini celularin tuaj në karikues gjatë natës? Ja pse nuk duhet ta bëni më këtë

Qëndrueshmëria e një baterie të telefonit celular është një artikull i rëndësishëm për shumë kur blejnë një pajisje të re, por diçka që shumë njerëz bëjnë ka efekt të zvogëlojë ndjeshëm atë qëndrueshmëri me kalimin e kohës. Nëse e lini telefonin tuaj celular në karikues para gjumit për tu përshëndetur me një bateri të plotë në mëngjes, do të ishte mirë të ndalonit. Gjegjësisht, USA Today kontrolloi atë që thonë tre prodhuesit e mëdhenj, Apple, Samsung dhe Huawei, dhe të gjithë ranë dakord që ju të mos e karikonit celularin tuaj brenda natës, transmeton Telegrafi. Apple dhe Samsung deklarojnë se...

Read more →

Prototipët e reja të iPhone pa lidhëse të USB

Posted by Tech Kosova on

Prototipët e reja të iPhone pa lidhëse të USB

Tashmë është e sigurt që Apple do të lërë jashtë portin USB-C për iPhone. Apple tashmë ka patentuar një lidhës të ri. Kushdo që shpreson se Apple do të kalojë në standardin e zakonshëm USB-C, i cili është gjithashtu i integruar në iPad Pro, ndoshta do të zhgënjehet. Apple dëshiron të kapërcejë lidhjen dhe përsëri të mbështetet në standardin e vet, i cili është gjithashtu magnetik. Kushdo që ka menduar se si ta bëjë këtë me lidhjen magnetike mund të marrë një përgjigje nga një patentë e re. Kjo siguron një lidhje që të kujton në mënyrë të habitshme lidhjet...

Read more →