Aplikacioni më i mirë për iPhone është një aplikacion për fëmijë

Publié par Tech Kosova le

Apple ka publikuar listën e saj tradicionale të aplikacioneve dhe lojërave më të mira për iPhone dhe pajisje të tjera.

Për vitin 2021, titulli “Aplikacioni i iPhone i Vitit” iu dha zhvilluesit të lojërave për fëmijë – kompanisë Toca Boca, për aplikacionin Toca Life World.

Lexo Edhe:

Kur bëhet fjalë për lojërat, League of Legends: Wild Rift, nga Riot Games, është shpallur “Loja e Vitit në iPhone”.

Për më tepër janë shpallur edhe LumaFusion (Aplikacioni i Vitit për iPad), MARVEL Future Revolution (Loja e Vitit në iPad), Craft (Aplikacioni Mac i Vitit) dhe Myst (Loja e Vitit për Mac).

Aplikacioni fitues – Toca Life World vlerësohet për mbulimin e shkëlqyer të temave të artit dhe lojës, si dhe shprehjen personale tek fëmijët, edhe dhjetë vjet pas themelimit të Toca Boca.

Lista e pesë aplikacioneve më të njohura të abonimit për iPhone përbëhet nga: Procreate Pocket, HotSchedules, The Wonder Weeks, TouchRetouch dhe Facetune. /Telegrafi/


Partager ce message



← Message plus ancien Message plus récent →